KËSHILLIM me temë: „Forma dhe përmbajtja e aktgjykimit / aktakuzë në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore (rregullimi teknik i tekstit dhe shprehja gjuhësore e drejtshkrimore)“

DSC_0125

Në pajtim me Katalogun e trajnimeve për vitin 2025, sot (26 shtator 2025), Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik realizoi një sesion këshillues me temën: Forma dhe përmbajtja e aktgjykimit / aktakuzë në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore  (rregullimi teknik i tekstit dhe shprehja gjuhësore e drejtshkrimore)“.

 

Këshillimi ishte i dedikuar për nëpunësit profesional nga zona e apelit në Shkup, si grup kryesor që preket më së shumti kur bëhet fjalë për formën dhe përmbajtjen e aktgjykimit përkatësisht të aktakuzës. Në thelb, forma, teksti dhe elementet e domosdoshme që duhet t’i përmbajë një aktgjykim dhe janë të përcaktuara në rregulloren gjyqësore.

 

Në këtë këshillim pjesëmarrësit patën mundësinë të theksonin problemet e tyre me të cilat përballen në punën e tyre dhe të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me shkrimin me tastierë pa shikuar (shkrimin me prekje). Përmes ndarjes së përvojave dhe propozimeve të dhëna nga pjesëmarrësit, synimi është të pranohen  praktikat pozitive në punën e nëpunësve gjyqësorë.

 

Këshillimi u realizua nga  z. Sasha Gjorgjeviq, gjykatës në Gjykatën Themelore Kumanovë dhe z. Marija Xhabirova Velkov, prokuror publik në Prokurorinë Publike Themelore Shkup.