
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ organizon këshillim me temë: „ Aftësi për drejtimin e shqyrtimit kryesor dhe keqpërdorimi i autorizimeve procedurale në procedurën civile “ i cili do të mbahet më 11 shkurt 2025 (e martë), në ambientet e Akademisë-Lamella 3, me fillim nga ora 10:00. Këshillimi është i dedikuar për gjykatësit e departamenteve civile nga të gjitha gjykatat në RMV.
Ligjërues në këshillim do të jenë Mr. Aleksandar Shopov, gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup dhe znj. Vesna Trajanova, gjykatës në Gjykatën Themelore Civile Shkup.
Për informacione shtesë ju lutemi të kontaktoni personin nga Akademia përgjegjës për organizimin e këshillimit në adresën elektronike që vijon: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-572.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.