Në kuadër të Katalogut për trajnime për vitin 2025, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizoi një këshillim mbi temën: „ Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit – forcimi i integritetit të gjykatësve “, i cili u mbajt sot (11 nëntor 2025), në ambientet e Akademisë.
Këshillimi ishte i dedikuar për gjykatësit nga të gjitha zonat e apelacionit dhe për përfaqësues të Komisionit Shtetëror Për Parandalimin e Korrupsionit,dhe u realizua nga : Sofija Medarska, anëtare e KSHPK-së dhe Vladimir Georgiev, ish-anëtar i KSHPK-së, tani në pension.

Qëllimi i këshillimit ishte që pjesëmarrësit të njiheshin me procesin e miratimit të Strategjisë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si një nga kompetencat kryesore dhe ekskluzive ligjore të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të njiheshin me konceptin e integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sistemin e integritetit në sistemin gjyqësor, konfliktin e interesit në kuptim të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, si dhe me procedurën para Komisionit Shtetëror për Përcaktimin e Konfliktit të Interesave.
Në këshillim u diskutua gjithashtu për deklarimin e gjendjes së pasurisë si një pasqyrë e integritetit dhe përgjegjshmërisë në kryerjen e detyrës zyrtare. Ekspertët e konsultimit të sotëm shpjeguan gjithashtu dallimin midis transparencës dhe privatësisë, si dhe u përqendruan në procedurat në lidhje me formularët e anketës – sipas ZSKSI, ku u përmendën gjithashtu rekomandime konkrete nga GRECO për konfliktin e interesit dhe përgjegjshmërinë në lidhje me gjyqtarët, Konventa TROMSO (Council of Europe Convention on Access to Official Documents), Konventa 108+ e Këshillit të Evropës. Duke marrë parasysh rëndësinë e praktikës gjyqësore, ekspertët prezantuan edhe vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

