Trajnim i realizuar për punonjës të gjykatave dhe prokurorëve të të gjithë gjykatave dhe prokurorive në Maqedoninë e Veriut në temën: “Këshillë ligjore, ndihmë ligjore dhe komunikim me palët” 16 tetor 2025

DSC_0189

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik si pjesë e aktiviteteve të saj të rregullta në kuadër të programit dhe Katalogut për edukim të vazhdueshëm organizoi një trajnim të dedikuar për punonjësit gjyqësorë dhe prokurorë nga të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në RMV mbi temën: „Këshillim ligjor, ndihmë ligjore dhe komunikimi me palët“.

 

Trajnimi u mbajt në ambientet e Akademisë dhe u realizua nga: Prof. Dr. Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe z. Zoran Josifovski, gjykatës në Gjykatën Themelore të Kavadarcit.

 

Trajnimi ka për qëllim të rrisë cilësinë, efikasitetin dhe integritetin në punën e kuadrove kyçe në drejtësi. Ky trajnim është dizajnuar për të mundësuar jo vetëm ndjekjen, por edhe zbatimin e standardeve dhe praktikave më të fundit në administratë, duke siguruar funksionimin e përsosur të proceseve gjyqësore dhe të prokurorisë.

 

 

Trajnimi do të përfshijë tre aspekte: këshillim, ndihmë dhe komunikim me palët. Mendimi profesional, udhëzimet dhe interpretimi i ligjeve në lidhje me një çështje të caktuar janë në funksion të qasjes në drejtësi. Një pjesë e trajnimit do të përfshijë paraqitjen e dispozitave të rregullores gjyqësore që kanë të bëjnë me organizimin e punës në gjykata, komunikimin me palët, gjykatat e tjera, organet dhe personat, duke përfshirë marrëdhëniet me publikun, duke theksuar aspekte të ndryshme të komunikimit që kanë gjykatat. Komponenti i tretë i trajnimit është komunikimi me palët, gjegjësisht aftësitë e komunikimit (mjetet e komunikimit, aftësitë e komunikimit dhe aspekti i shërbimit).

 

Qëllimi i këtyre aspekteve është që pala të ketë një perceptim të qartë për situatën e saj ligjore dhe zgjidhjet e mundshme për problemin konkret. Administrata Gjyqësore menaxhon paraqitjen, regjistrimin dhe caktimin e të gjitha çështjeve. Mosefikasiteti ose vonesat në proceset administrative çojnë drejtpërdrejt në procedura gjyqësore të zgjatura, që është një pengesë e madhe për qasjen në drejtësi – e drejta për gjykim brenda një afati të caktuar. Zyrtarët janë pika e parë e kontaktit me qytetarët të cilët nuk janë juristë. Nga ata varet nëse qytetari do të marrë informacione të qarta, të sakta dhe në kohë se si të plotësojë formularin, cilat taksa duhet të paguajë dhe si të ndjekë çështjen e tij. Administrata është përgjegjëse për funksionalitetin e ndërtesave gjyqësore, duke përfshirë edhe aksesin për personat me aftësi të kufizuara. Ata sigurojnë dhe menaxhojnë aksesin dixhital, funksionimin e sistemeve elektronike për dorëzim, paraqitje elektronike dhe publikimin e vendimeve gjyqësore. Profesionalizmi, sjellshmëria dhe gatishmëria e stafit administrativ ndikojnë ndjeshëm në perceptimin e qytetarëve për drejtësinë. Marrëdhënia jo e duhur ose mungesa e mbështetjes mund t’i dekurajojë qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore.