U REALIZUA TRAJNIM PËR KRIM KIBERNETIK DHE FORENZIKË DIGJITALE

DSC_0006

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, sot (11 shtator 2025), në hapësirat e Akademisë organizuan një trajnim për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale, i cili përfshiu gjykatës nga departamentet penale dhe prokurorë publik që veprojnë në çështje të lidhura me krimin kibernetik.

Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025 ndërmjet Akademisë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Për trendet më të fundit globale dhe standardet ndërkombëtare në fushën e krimit kibernetik, kontekstin kombëtar dhe për forenzikën digjitale në praktikën e trajnimit  përvojat e tyre me të pranishmit i ndanë: Iskra Haxhi – Vasileva, prokurore publike në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion të Maqedonisë së Veriut, Maja Jovanova, inspektor nga Drejtoria për Inteligjencë Artificiale dhe eksperti ndërkombëtar Boris Majlat, prokuror i lartë publik në Prokurorinë Speciale për Krimin e Lartë Teknologjik, në Serbi.

Zhvillimi i shpejtë i krimit kibernetik i cili ecën hap pas hapi me zhvillimin e teknologjisë informatike e rikthen temën e sotshme në fokus të vazhdueshëm. Nën presionin e prirjeve bashkëkohore në këtë fushë po shfaqet edhe nevoja për zgjidhje të reja ligjore që do të mundësojnë zbatimin efikas të drejtësisë dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit kibernetik.