
Më 25 shtator 2025, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup organizuan një trajnim mbi kripto-asetet dhe veprat penale që lidhen me kripto-asetet që përfshinte gjykatës nga departamentet penale dhe prokurorë publikë që vepronin në rastet që lidhen me kripto-asetet. Trajnimi është mbajtur në ambientet e Akademisë si pjesë e aktiviteteve të planifikuara për vitin aktual 2025 ndërmjet Akademisë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.
Lidhur me trendet më të fundit globale për sa i përket kripto-aseteve dhe standardeve ndërkombëtare në hetimin e rasteve që lidhen me kripto-asetet, peizazhin kombëtar dhe global të kriptomonedhave dhe rregullimin e aseteve virtuale, përvojat e tyre me të pranishmit i ndanë: Vladimir Milosheski – Prokurori publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, Aleksandar Vujiq, inspektor në Njësinë për Inteligjencë Financiare dhe Edward Anderson, Shef i Departamentit të Sigurisë Publike dhe Kontaktit me Komunitetin në Misionin e OSBE-së në Shkup.
Zhvillimi i shpejtë i aseteve kripto dhe krimit kibernetik që e ndjek hap pas hapi zhvillimin e teknologjisë informative e rikthen këtë temë në fokusin e interesit. Nën presionin e prirjeve bashkëkohore në këtë fushë, imponohet nevoja për zgjidhje të reja ligjore që do të mundësojnë zbatimin efikas të drejtësisë dhe procedimin e rasteve që janë mundësuar nga asetet kripto.