
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, në kuadër të projektit “Plani organizativ për trajtim efikas dhe ekonomik”, mbajtën takim pune, ku morën pjesë nga zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV, znj. Nicole Varnes, përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Franz Petuchnig, kryetari i Këshillit Gjyqësor të RMV-së, z. Aleksandar Kambovski, kreu i Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, z. Islam Abazi, si dhe gjykatës, prokurorë publikë, profesorë, avokatë dhe përfaqësues të Organizatës joqeveritare, Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.
Në takim u diskutua për dinamikën e procesit gjyqësor penal, në drejtim të përmirësimit të sistemit juridik dhe sigurimit të drejtësisë së shpejtë dhe efikase. Zgjidhja më e shpejtë e proceseve gjyqësore ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe ekonomisë në dhënien e drejtësisë, të cilën e meritojnë të gjithë qytetarët e RMV-së.