Në kuadër të Katalogut të trajnimeve për vitin 2026, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, sot (29 janar 2026), realizoi një trajnim me temën: „ Konfiskimi, me theks të veçantë në procedurën e posaçme të konfiskimit për shkak të pengesave juridike dhe faktike “.
Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatës nga repartet penale të të gjitha rajoneve apelative, prokurorë publikë dhe përfaqësues të policisë financiare, me qëllim të avancimit të njohurive të tyre profesionale dhe kapaciteteve praktike në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar nga vepra penale.
Trajnimi u zhvillua nga: Mr. Sofçe Gavrilova Efremova, gjykatëse në Departamentin Gjyqësor të Specializuar për gjykimin e veprave nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, si dhe Mr. Verica Berzhecka Krsteva, prokurore publike në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë trajnimit u trajtuan koncepti dhe rëndësia e konfiskimit si institut juridik, qëllimet dhe funksionet e tij, si dhe instrumentet dhe llojet e konfiskimit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me sekuestrimin e të ardhurave dhe përfitimit pasuror, mënyrën e përcaktimit të tyre, si dhe rregullimit normativ të konfiskimit në kuadër të legjislacionit kombëtar dhe konventave përkatëse ndërkombëtare.
Vëmendje e veçantë iu kushtua procedurës së posaçme të konfiskimit në rastet kur ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike për zhvillimin e një procedure të rregullt penale, me ç’rast u analizuan veçoritë e saj, si dhe sfidat praktike me të cilat përballen gjykatat dhe prokuroritë gjatë zbatimit të saj. Nëpërmjet ndërlidhjes së bazave teorike me shembuj praktikë, trajnimi u orientua drejt rritjes së efikasitetit në zbatimin e këtij instituti juridik kompleks në praktikën gjyqësore dhe prokuroriale.

