Projekti për trajnimin e bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe përmbaruesve gjyqësor

Picture

Në korniza të Programit për drejtësi 2021-2027, Akademija e së drejtës evropiane (ERA) do ta implementojë projektin e ri për trajnim të bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe përmbaruesve gjyqësor në bashkëpunim me: Rrjetin Evropian për trajnim gjyqësor (EJTN), Institutin për trajnim gjyqësor të Belgjikës, Institutin kombëtar për gjyqësi të Bullgarisë, Shkollën kombëtare për nëpunësit të Rumanisë, Bashkimi Evropian për oficerë gjyqësorë, me ndihmë të 13 institucioneve kombëtare për trajnim gjyqësor ku ndër ta përfshihet edhe Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik të Maqedonisë së Veriut.

Raportet dhe studimet e fundit konstatojnë se bashkëpunëtorët profesional gjyqësor dhe përmbaruesit gjyqësor nuk marrin mjaftueshëm trajnime për të drejtën e BE-së. ERA dhe konsorciumi projektues do të tentojnë t’i tejkalojnë këto mangësi përmes arritjes së qasjes moderne dhe praktike kundrejt trajnimeve gjyqësore për BE-në me shpërndarjen e paketave koherente dhe inovative për trajnimet e ardhshme.

Qëllimi i këtij projekti të përbashkët është të sigurojë trajnimin e 500 bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe 50 përmbaruesve gjyqësor përmes zhvillimit të 21 aktiviteteteve trajnuese praktike dhe interaktive për të drejtën civile dhe penale të BE-së. Më tutje, duhet të sigurohen paketa të standardizuara për trajnim që të organizohen seminare interaktive për bashkëpunëtorët profesional gjyqësor dhe përmbaruesit gjyqësor, të realizohet trajnimi i avancuar për instrumentet e zgjedhura të BE për lëndët penale dhe civile të përshtatura në detyrat e tyre të përditshme, të ofrohen e-mjete të pavarura për studimin e gjuhës angleze juridike nga zona e të drejtës civile dhe penale, si dhe të përmirësohen shkathtësitë bazike gjuhësore të domosdoshme për terminologjinë juridike mes bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe përmbaruesve gjyqësor, gjë që bëhet për t’u lehtësuar bashkëpunimi dhe komunikimi ndërkufitar.

Njëkohësisht, ky bashkëpunim i përfaqëson edhe mundësitë për shfrytëzimin e shërbimeve të cilat i ofron EJTN përmes platformës për zhvillimin e diturive dhe praktikave më të mira.

Në esencë, ky projekt do të merret me çështjet e së drejtës penale dhe civile të BE-së relevante për punën gjyqësore të bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe përmbaruesve gjyqësor, si dhe për digjitalizimin. Në drejtim të përshtatjes adekuate, gjegjësisht daljes krah të nevojave të ndryshme, në bazë të grupeve qëllimore dhe niveleve të ndryshme të përvojave dhe diturive të fituara në zbatimin e instrumenteve të BE-së, trajnimet do të organizohen në nivelin bazë dhe të avancuar. Disa pjesë të trajnimeve do të ofrojnë gjuhën angleze juridike në mënyrë paralele me trajnimin gjyqësor ku do të përmirësohen shkathtësitë linguistike të bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe përmbaruesve gjyqësor në fushat e drejtësisë me një vlerë praktike të shtuar.

Trajnimet do të realizohen në formate të ndryshme: me prezencë fizike, në formën online dhe hibride.

KUSHTET E PJESËMARRJES:

Pjesëmarrja është falas dhe është në bazë të përzgjedhjes. Numri i vendeve të lira është i limituar. Bashkëpunëtorët profrsional gjyqësorë të interesuar mund të regjistrohen përmes institucioneve të tyre kombëtare, ndërsa përmbaruesit gjyqësor mund të regjistrohen përmes UEH.

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel pune.

Nëqoftëse dëshironi të njoftoheni më detajisht me mundësitë të cilat ofrohen në kornizat e këtij projekti të përbashkët Ju lutemi ta vizitoni Ueb-faqen kryesore të ERA: https://csab.legaltraining.eu/

Tek e njëjta do ta gjeni edhe broshurën e cila më detajisht Ju njofton me projektin, dhe njëkohësisht mund të informoheni edhe për aktivitetet, d.m.th. trajnimet e ofruara tek të cilat mund të lajmëroheni. Broshurën në gjuhën angleze mund ta shkarkoni dhe në linkun e mëposhtëm: https://csab.legaltraining.eu/wp-content/uploads/sites/51/2023/03/Brochure_CSAB.pdf

Publikimi i parë i rrjeteve sociale ishte në platformën LinkedIn, kurse videoja me të cilën u promovua projekti mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7057252454689554434/