
Me qëllim të krijimit të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe Regjistrit Qendror të RMV, udhëheqësit e të dyja institucioneve më 18 shkurt 2025 në ambientet e Regjistrit Qendror nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Drejtoresha e Akademisë, prokurorja publike Irina Trajkoska Strezoski dhe drejtoresha e Regjistrit Qendror, Dr. Anita Stamnova, me nënshkrimin e këtij memorandumi, konfirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët përmes realizimit të trajnimeve, ligjëratave dhe formave të tjera të edukimit, në të cilat do të përfshihen edhe përfaqësues të Regjistrit Qendror, për të dhënë kontributin e tyre pozitiv në zbatimin e ligjeve në fushat që janë të interesit si për sistemin e drejtësisë ashtu edhe për Regjistrin Qendror.
Sipas kuadrit të memorandumit për trajnimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera që do të rezultojnë nga ky bashkëpunim, të dy institucionet do të realizojnë një shkëmbim pedagogësh, përvojash dhe njohurish me qëllim realizimin e tyre me sukses.
Përmbajtja e këtij memorandumi përfshin edhe dëgjuesit e programit të trajnimit fillestar në Akademi, për të cilët me kërkesë të Akademisë dhe në përputhje me nevojat e tyre, Regjistri Qendror do të mundësojë vizita dhe ligjërata të organizuara në tema dhe fusha të veçanta përmes të cilave dëgjuesit do të kenë mundësi të njihen me kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të regjistrave qendrorë.
Njerëzit e parë të dy institucioneve shprehën besimin e fortë se aktivitetet që do të realizohen në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar do të përmirësojnë marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe Regjistrit Qendror.