Takim pune i mbajtur ndërmjet përfaqësuesve të EIPA nga Luksemburgu dhe Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

DSC_0049

Sot (06 dhjetor viti 2022) u mbajt takimi i punës ndërmjet përfaqësuesve të Institutit Evropian për administratë publike (EIPA), Luksemburg, Juan Diego Ramírez-Cárdenas Díaz dhe Catherine Warin dhe u.d. Drejtor i Akademisë, prokurori publik Besir Aliu njëkohësisht edhe anëtar i Bordit drejtues, pastaj, zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Ilir Iseni dhe një pjesë nga shërbimi profesional në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe EIPA kanë një bashkëpunim të suksseshëm shumëvjeçar brenda të cilave janë realizuar një sërë aktivitetesh edukative në drejtim të përparimit të shkathtësive të gjykatësve dhe prokurorëve publik për zbatimin e legjislativës evropiane.

Në atë drejtim, në fokusin e mbledhjes së sotme ishte e drejta e Bashkimit Evropian dhe zhvillimi i kurrikulumit të ri për futjen e trajnimit të detyrueshëm për të drejtën e BE-së në kuadër të modulit të tretë nga Programi për trajnim fillestar, dhe realizimit të trajnimeve me trajnues me të cilët do të jenë të përfshirë gjykatësit dhe prokurorët publik ekzistues të cilët pas përfundimit të këtyre trajnimeve do të jenë pjesë e bazës së trajnuesve të Akademisë për tema të caktuara lidhur me të drejtën e BE-së.

Nga ana e përfaqësuesve të EIPA ishin prezantuar 7 komponentë të kurrikulumit me të cilët janë të përfshira fusha të ndryshme juridike, të cilat duhet të jenë pjesë e programeve për trajnim fillestar  dhe të vazhdueshëm në Akademinë për vitin 2023.

Përfaqësuesit e EIPA kanë si qëllim të sigurojnë vazhdimësinë e edukimit të cilat do t’ua ofrojnë trajnuesve të Akademisë ku ata do të përgadisin dhe doracakun, përmbajtja e së cilit do të jetë ndihmesë e të njëjtëve në zbatimin e mëtejshëm të trajnimeve.

 

 

Në mbledhje u dakorduan hapat e parë me të cilat do të definohej mënyra, metodologjia dhe periudha kohore në të cilin do të zhvillohen trajnimet. Nga ana e përfaqësuesve të EIPA ishte nënvizuar suksesi i deritanishëm i Akademisë për zbatimin e trajnimeve, pra prej këtu, roli i tyre do të jetë konsultativ, dhe të njëjtit janë të gatshëm t’i ndihmojnë Akademisë për realizimin e përmbajtjes së këtij kurrikulumi i cili vjen pikërisht në periudhën kur Republika e Maqedonisë së Veriut e hapi Kapitullin 23 në negociatat me Bashkimin Evropian.

Zhvillimi dhe zbatimi i këtij kurrikulumi përfaqëson hap të ri në bashkëpunimin ndërmjet Qendrës Evropiane për gjykatës dhe juristë pranë Institutit Evropian për administratë publike, Luksemburg dhe Akademisë. Realizimi i tij është i mundësuar me mbështjetjen e Ministrisë për çështje të jashtme dhe evropiane të Dukatit të madh të Luksemburgut në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet projektit për ndihmë teknike shumëvjeçare „Përgaditje për përmbushjen e nevojave në Kapitullin 23 – Përforcimi i kapaciteteve të gjyqësorit“ në vitin 2022.