Këshillim i mbajtur nën titullin: „ “Rregullorja e BE-së për inteligjencën artificiale – mënyra e qasjes, sfidat dhe rreziqet në procedurën penale”

DSC_0205

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik vazhdimisht shpreh interes për monitorimin dhe organizimin e ngjarjeve edukative që do të jenë të dedikuara për tema aktuale nga fusha e drejtësisë, me fokus të veçantë në të drejtën e BE-së. Pikërisht në këtë drejtim, sot (20 tetor 2025), në ambientet e Akademisë u mbajt një këshillim me titull “Rregullorja e BE-së për inteligjencën artificiale – mënyra e qasjes, sfidat dhe rreziqet në procedurën penale”, në të cilin morën pjesë gjykatës nga departamentet penale dhe prokurorë publikë nga të gjitha zonat e apelit.

Në temë, me të pranishmit, përvojat e tyre profesionale i ndanë: Dushan Dakiq, gjykatës në Gjykatën Themelore Novi Sad, Serbi, dhe Vladimir Milloshevski, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup.

Përdorimi i inteligjencës artificiale nuk është më një zgjedhje, por një realitet që po ndryshon procesin e punës në nivel global. Për këtë qëllim, në takimin e sotëm, gjyqtarët dhe prokurorët publikë kombëtarë patën mundësinë të njihen me konceptet bazë të inteligjencës artificiale dhe zbatimin e saj në procedurat gjyqësore me qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të tyre.

 

Praktikuesit juridikë kombëtarë duhet të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur me sukses sfidave që sjell inteligjenca artificiale, e cila, shpejt ndryshon dhe zhvillohet, prandaj, pjesëmarrësit nëpërmjet diskutimit me ekspertët patën mundësinë të identifikojnë segmentet kyçe në të cilat edhe në të ardhmen do të duhet të punohet për të kapërcyer rreziqet e mundshme, por njëkohësisht, edhe të shfrytëzojnë përfitimet e inteligjencës artificiale.