Këshillim i mbajtur me temë: „ Përcaktimi i kompensimit gjatë vendosjes së servitutës “

DSC_0395

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, sot (03.12.2025), në ambientet e Akademisë mbajti këshillim me temë: „ Përcaktimi i kompensimit gjatë vendosjes së servitutës “.

Këshillimi ishte i dedikuar për gjykatësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë nga departamentet civile të gjykatave nga të gjitha rajonet e apelit, dhe u realizua nga: znj. M-r Katarina Georgievska, gjykatëse në Gjykatën Supreme të RMV-së, dhe znj. Bukurie Ajdini, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup.

Ky këshillim u organizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive lidhur me përcaktimin e kompensimit për vendosjen e servitutëve, aspektet praktike, bazën ligjore dhe juridike, llojet, karakteristikat dhe ndërprerjen e servitutëve sipas së drejtës romake, servitutet sipas Ligjit për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore dhe kohëzgjatjen e tyre, llojet, cilësitë dhe karakteristikat, themelimin, të drejtën e kompensimit, mbrojtjen, ndërprerjen, të drejtat dhe detyrimet, servitutet sipas Ligjit për Eksproprijim dhe kompensimin, zbatimin e Ligjit për Vlerësim dhe Metodologjinë për vlerësimin e vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme, praktikën gjyqësore të gjykatave të apelit të RMV-së dhe të Gjykatës Supreme të RMV-së, mendimet juridike të Gjykatës Supreme të RMV-së, si dhe përvojat krahasuese në vendet fqinje.