Këshillimi i mbajtur me temë: „ Dëmshpërblimi i dëmit material dhe jomaterial në kontestet e punës “

1

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” organizoi një këshillim me temën: “Dëmshpërblimi i dëmit material dhe jomaterial në kontestet e punës”, i cili u mbajt më 02 korrik 2025 në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

 

Këshillimi ishte i dedikuar për gjykatësit e departamenteve civile nga të gjitha rajonet e apelit.

Në këshillim morën pjesë gjithsej 33 pjesëmarrës, nga të cilët 27 ishin gjyqtarë, 3 pjesëmarrës nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe 3 pjesëmarrës nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative, Procedurën nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në shkallën e dytë.

Në kuadër të këshillimit, paraqitjet e tyre i patën znj. Bojana Velkovska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup, dhe z. Ljupço Spiroski, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shtip.

Në këshillim, të dy ligjëruesit folën paralelisht për: konceptin, llojet dhe dallimin midis dëmit material dhe jomaterial, përgjegjësinë e punëtorëve dhe punëdhënësve për dëmin me fokus të veçantë në largimin e paligjshëm nga puna, dëmin e shkaktuar palëve të treta, kompensimin e dëmit në mënyrë të përgjithshme (paushall), procedurën për përcaktimin e kompensimit të dëmit, mbrojtjen gjyqësore si dhe shembuj nga vendime të praktikës gjyqësore.

Pjesëmarrësit e ndoqën këshillimin me interes të veçantë dhe në mënyrë aktive, përmes komenteve, pyetjeve dhe diskutimeve të tyre, treguan një interesim dhe përqendrim të madh gjatë gjithë rrjedhës së prezantimit.

Për shkak të interesimit të madh që ngjalli kjo temë, u arrit në përfundimin se ajo duhet të përsëritet, pasi temat nga fusha e marrëdhënieve të punës gjithmonë meritojnë vëmendje. Kjo për arsye se në procedurat gjyqësore, numri i lëndëve nga kjo fushë – mosmarrëveshjet e punës – është ndër më të shumtit në kuadër të Gjykatave Themelore dhe të Apelit.