Armë zjarri dhe gjykata: Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut avancojnë njohuritë e tyre për rastet që lidhen me armët e zjarrit

IMG-2fd61a90db392c037927c6f89ae1cadd-V

Shkup, Maqedonia e Veriut, 28–29 tetor 2025 – Në kuadër të projektit “Drejtësia” të UNODC-së, gjykatës nga zona apelore e Shkupit në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në një punëtori dyditore me titull “Armët e zjarrit dhe gjykata”.

Ngjarja, është organizuar në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, dhe i njëjti bashkon seanca teorike me ushtrime praktike.

Pjesëmarrësit shqyrtuan standardet ndërkombëtare për kontrollin e armëve të zjarrit, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional, Protokollin e saj për armët e zjarrit dhe instrumente të tjera relevante.

Fokusi kryesor ishte përgjigja penalo-juridike ndaj prodhimit, tregtimit dhe zotërimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke përdorur Koleksionin e vendimeve gjyqësore për krime të lidhura me armët e zjarrit të UNODC (vëllimi I dhe vëllimi II), pjesëmarrësit analizuan praktikën gjyqësore të lidhur me posedimin, prodhimin dhe kontrabandimin e armëve, me një fokus të veçantë në kualifikimet ligjore, vlerësimin e provave dhe politikën penale.

Në ditën e dytë, UNODC dhe instruktorë të certifikuar nga poligoni udhëhoqën ushtrime praktike për armë zjarri dhe municion.

Pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla për identifikimin e pjesëve dhe komponentëve të armëve, klasifikimin e municionit sipas llojit dhe shënimin e armëve dhe municionit, dhe diskutuan kategorizimin e tyre ligjor në përputhje me Ligjin për Armët. U shqyrtuan gjithashtu kërcënimet e reja, si armët e shtypura 3D, “armët fantazmë” (armë pa numra serikë) dhe pajisjet konvertuese për pistoletat.

Deri në fund të trajnimit, pjesëmarrësit raportuan rritje të besimit në zbatimin e neneve 395, 396 dhe 396-a të Kodit Penal, si dhe një kuptim më të mirë të komponentëve të armëve të zjarrit, llojeve të municionit dhe karakteristikave teknike të armëve të printuara në 3D dhe të modifikuara.

Zëvendëskryetari i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, bashkë me përfaqësuesin e UNODC-së, u ndanë certifikata pjesëmarrësve për trajnimin e përfunduar.

Ky trajnim kontribuon në qëllimin më të gjerë të projektit “Justicia” – harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Aktiviteti është realizuar me mbështetje financiare nga Gjermania, Holanda, Suedia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Besimit me Shumë Partnerë për Kontrollin e Udhërrëfyesit për SALW në Ballkanin Perëndimor dhe është mbështetur nga Bashkimi Evropian.