Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në kuadër të Katalogut për edukim të vazhdueshëm për vitin 2025 organizoi trajnim mbi urdhrat e pagesës, lëshimin dhe procedurën gjyqësore i cili u mbajt sot (03 nëntor 2025), në ambientet e Gjykatës së Apelit në Shtip.
Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë nga departamentet civile ne juridikisonin e Apelit të Shtipit, dhe u realizua nga: Natalija Doneva, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup dhe m-r Marjan Kocevski, noter në juridiksionin e Gjykatës Themelore të Kumanovës.
Qëllimi i trajnimit ishte të ofrohej një pasqyrë e shkurtër mbi procedurën për lëshimin e vendimit për urdhër pagesë noterial si dhe procedurën pas ankesës, si dhe veprimin për propozimin për shfuqizimin e certifikatave të ekzekutueshmërisë dhe të fuqisë së ligjshme të vendimit për lëshimin e urdhërit të pagesës noteriale.
Pjesëmarrësit në trajnim pas përfundimit të pjesës punuese, në kuadër të kohës së parashikuar për diskutim patën mundësinë të shkëmbejnë mendime me ligjëruesit, si dhe të theksojnë dilemat me të cilat përballen gjatë punës së tyre të përditshme.

