Trajnim për dorëzimin e dokumenteve gjyqësore për punonjësit gjyqësor

20251106_102809(0)

Më 28 nëntor 2025, në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, si pjesë e Programit për punonjësit gjyqësor dhe prokuroriralë u organizua një trajnim për dorëzimin e dokumenteve.

Trajnimin e realizuan M-r Borçe Mirçeski, administrator gjyqësor në Gjykatën Themelore Ohër dhe M-r Radmila Stamatovska, udhëheqëse e departamentit në Gjykatën Themelore Civile Shkup, dhe ai ishte i destinuar për dorëzuesit gjyqësor, protokollarët dhe punonjësit nga shkronjëtorja e të gjitha gjykatave në RMV.

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri të qarta praktike dhe të zbatueshme mbi rregullat, procedurat dhe rëndësinë e dorëzimit të dokumenteve në procedurat gjyqësore, me qëllim sigurimin e një procedure të ligjshme, efikase dhe të drejtë. Trajnimi kishte për qëllim të shpjegojë bazën juridike për dorëzimin e dokumenteve dhe detyrimet e gjykatës, palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë; të sqarojë llojet e dorëzimit (të rregullt, personal, elektronik, me postë, përmes dorëzuesit gjyqësor, dorëzim të zëvendësuar etj.); të përcaktojë hapat juridikë dhe procedurat praktike gjatë përgatitjes, realizimit dhe evidentimit të dorëzimit; të theksojë gabimet dhe parregullsitë e shpeshta që çojnë në shkelje të së drejtës për mbrojtje ose të drejtës për një procedurë të drejtë; të nënvizojë rëndësinë e dorëzimit për vlefshmërinë e të gjitha veprimeve procesuale të mëtejshme; si dhe të zhvillojë aftësi praktike te pjesëmarrësit për të identifikuar dorëzimin e parregullt dhe për të vepruar në situata të tilla.