Prokurorët e rinj publikë e përfunduan trajnimin e detyrushëm të specializuar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik

DSC_0065

Dilemat juridike nga praktika, etika, marrëdhëniet me publikun dhe mënyrat për drejtësi më efikase ishin disa nga temat mbi të cilat prokurorët  e rinj publikë nga prokuroritë themelore publike, gjenerata e tetë e Akademisë shkëmbyen mendime dhe ndanë përvoja me praktikues kombëtarë të drejtësisë që ishin angazhuar nga ana e Akademisë për realizimin e këtij trajnimi.

Trajnimi i specializuar është i detyrueshëm dhe organizohet nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik me qëllim përmirësimin e aftësive dhe tejkalimin e sfidave juridike me të cilat përballen gjykatësit dhe prokurorët publik të rinj në fillim të karrierës së tyre.