Modeli për sukses: këmbimi i kolegëve për trajnim në sektorin gjyqësor 03-04-2023

logo_asjo_news_mk

Parimi i parë i reformës së sektorit të sigurisë duhet të drejtohet kombëtarisht dhe të jetë në pronësi lokale. Çdo vend përballet me sfida unike dhe përcjell rrugëtimin e tij drejt një qeverisjeje të mirë. Por, më shumë se 20 vite përvojë në mbështetje të proceseve reformuese në më shumë se 80 vende, e dimë se ka shumë për t’u mësuar nga eksperiencat e huaja. Lehtësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe këmbimi i diturisë mund t’ju ndihmojë partnerëve tanë të arrijnë sukses.

 

Si pjesë e programit tonë më të madh për reformë /menaxhim me sektorin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, e mbështesim Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik me këshilla dhe vërejtje që të ndihmojmë në përmirësimin e trajnimit dhe harmonizimit të praktikave gjyqësore lokale me standardet e Bashkimit Evropian. Prandaj kohë më parë dërguam gjykatës dhe prokurorë nga Akademia që të takohen me kolegët e tyre në Spanjë dhe të mësojnë nga eksperiencat e tyre në dizajnim dhe zhvillim të programeve për trajnim të gjykatësve.

 

HAPI 1: KUPTIMI I SFIDËS

 

Akademia është themeluar që prej 15 vitesh, dhe prezanton një hap të rëndësishëm drejtë ndërtimit të parimeve të qeverisjes së të drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Ajo sot luan një rol kyçës në përforcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të institucioneve gjyqësore me atë se gjykatësit aktiv dhe prokurorët e ndajnë diturinë dhe eksperiencën e tyre praktike në vendin e punës. Tashmë veçse janë ekspertë juridik, ato poashtu duhet të jenë trajnues efektiv që të mbajnë kualitet të lartë në aktivitetet arsimore, për studentët fillestar si dhe për gjykatësit dhe prokurorët e emëruar. Sa më i mirë të jetë trajnimi i Akademisë, aq më shumë gjykatësit dhe prokurorët do të jenë të motivuar të vazhdojnë t’i ndërtojnë dituritë dhe profesionalitetin e tyre gjatë karrierave të tyre në gjykata.

 

„Me rritjen e profesionalitetit gjyqësor do të ngritet edhe niveli i besimit të publikut në gjyqësinë e vendit tonë, dhe do të kontribuohet rritja e integritetit të praktikantëve juridik.“

Ermon Neziri, prokuror publik, anëtar i Bordit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

 

HAPI 2: MBËSHTETJA E NDRYSHIMIT

 

Gjyqësia efektive është mbrojtja më e fortë kundër keqpërdorimit, shfrytëzimit të gabuar dhe shfrytëzimit të herëpashershëm të интрузивните методи nga ana e organeve për zhvillim të ligjit dhe agjencioneve të zbulimit. Nga viti 2017, DCAF e mbështet Akademinë në avancimin e kuptimit të standardeve evropiane dhe praktikave të mira, me fokusin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut. Krijimi i doracakut për përcjelljen e komunikimeve ishte rezultat i drejtëpërdrejtë i këtij procesi për mësim. Ai llogaritet si referent i patjetërsueshëm  për gjykatësit dhe prokurorët publik maqedonas në lidhje me  metodat invazive për mbledhjen e informatave.

 

Për ti përmirësuar kapacitetet e saj për trajnim dhe profesionalizëm për planifikim arsimor, Akademia inicioi shkëmbim me akademitë e tjera gjyqësore në vendet e BE-së. Për Spanjën u konstatua që ka një model përfshirës për dizajnim dhe zhvillim të trajnimit gjyqësor.

 

„Organizata e brendshme e institucioneve për trajnim gjyqësor në Spanjë është në një nivel shumë më të lartë, të punësuarit dhe të gjitha anët e përfshira në tërë procesin e zhvillimit të dijes dhe profesionalizmit gjyqësor i kryejnë detyrat e tyre profesionale me përgjegjësi dhe dedikim maksimal. Disa nga mjetet të cilat i shfrytëzojnë mund të zbatohen për përmirësimin e punës dhe institucionit tonë“.

Sonja Mojsovska, Këshilltare për zhvillim dhe shpërndarje të sistemit për kualitet në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik

peer_exchange_central.jpg

Përfaqësuesit e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik nga Maqedonia e Veriut u takuan me kolegët e tyre nga Spanja për të mësuar teknika të reja për planifikim të edukimit dhe mësimit për të rritur. Фото: DCAF.

Jo kohë më parë, gjykatës dhe prokurorë nga Maqedonia e Veriut i vizituan qendrat spanjolle për trajnim të gjykatësve në Barcelonë dhe Madrid, si dhe Këshillin gjyqësor të përgjithshëm në Madrid. Atje ata shpërndanë qasje teorike, përvoja praktike dhe perspektiva personale me kolegët nga Spanja.

Pjesëmarrësit e shfrytëzuan qasjen specifike tek institucionet gjyqësore spanjolle dhe kuptuan për nivelin e mbështetjes që e marrin nga shteti për zhvillim të suksesshëm të programeve për trajnim – në kuptim të trajnimit fillestar si dhe zhvillimit të vazhdueshëm për gjykatësit dhe prokurorët të mbahen gjatë me shkathtësitë dhe dituritë e tyre.

Shkëmbimi i kolegëve u ndihmoi pjesëmarrësve në Maqedoninë e Veriut ta kuptojnë vlerën e trajnimit aktual; kolegët e tyre nga Spanja treguan se si edukimi specializues i gjykatësve dhe prokurorëve publik ka kontribuar në përparimin e tyre në karrierë.

„Informatat, përvojën dhe praktikat e mira që i mësuam ishin shumë të vlefshme dhe të dobishme për Akademinë tonë që të mund ta krahasojë dhe ta përmirësojë praktikën e saj. Gjithashtu, jemi të lumtur që kuptuam se ka shumë ngjajshmëri në pozicionimin sistemor si dhe në proceset punuese në institucionet tona, që do të na ndihmojë të krijojmë dituri  tek kandidatët e ardhshëm për gjykatës.“ Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

HAPI 3: NDËRMARRJA E QASJES SË RE

 

Pas vizitës së kolegëve nga Spanja, Akademia e Maqedonisë së Veriut krijoi listën e praktikave dhe sugjerimeve më të mira për përmirësimin e kurseve për trajnim. Kjo e përfshiu zgjerimin e trajnimit për ta kyç zhvillimin e shkathtësive sociale dhe jo juridike për gjykatësit, dhe miratimin e disa teknikave dhe metodave të reja për zhvillimin e imitacioneve të gjykimeve, të cilat janë mjet kyçës në trajnimet gjyqësore.

Akademia gjithashtu konstatoi nevojën për takime me kolegët në vendet fqinje në Ballkanin perëndimor dhe në Bashkimin Evropian që sa më afër të shqyrtohet ndihma e ndërsjelltë dhe nevoja e masave hetuese speciale në rastet e përfshira me një terorizëm dhe kriminalitet serioz . DCAF do t’i sigurojë mbështetje Akademisë për ti ndihmuar në atë që e mësojnë ta zbatojnë në krijimin e planeve të reja, programeve dhe programeve mësimore për trajnim.

Sanja Pandillov, këshilltarja shtetërore e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik veçse më e vuri në zbatim atë që e ka mësuar gjatë kohës së udhëtimit në Spanjë. „Veçse po punojmë në ndryshime të rregulloreve ligjore me qëllim që Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të jenë vazhdimisht të informuar dhe në njohuri me pjesëmarrjen e gjykatësve dhe prokurorëve publik në trajnimet që i organizon Akademia“, tha Pandillov.

 

Në përgjithësi, këto shkëmbimet e kolegëve janë mënyra më efikase për t’u kontribuar në harmonizimin e praksës gjyqësore maqedonase me standardet evropiane dhe të hapet rruga e gjeneratës së ardhshme të praktikantëve juristë.

 

„Gjeneratat e reja të studentëve – gjykatësit dhe prokurorët publik të ardhshëm janë ata të cilët do të sjellin freski dhe energji të re dhe do të kontribuojnë në reformimin dhe përmirësimin e situatave të sektorit gjyqësor në vendin tonë. Për atë duhet t’u ofrojmë mundësitë dhe metodat bashkëkohore më të mira dhe teknikat e arritjes, diturisë dhe ndërtimit të integritetit të tyre“.

Gabriela Gajdova, gjykatëse, edukatore dhe mentore e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik