„Masa për sigurimin e paraqitjes së personave dhe zhvillimin e papenguar të procedurës penale, arsyet dhe rastet e zbatimit të tyre (në procedurën hetimore) -Kontroll dhe bastisje të paligjshme- “

DSC_0335

Në kuadër të Katalogut për trajnim për vitin 2025, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik organizoi dhe realizoi një trajnim me temën: Masa për sigurimin e paraqitjes së personave dhe zhvillimin e papenguar të procedurës penale, arsyet dhe rastet e zbatimit të tyre (në procedurën hetimore)

Kontroll dhe bastisje të paligjshme“, që u mbajt më 18 nëntor 2025, në ambientet e Akademisë.

Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatësit e departamenteve penale, prokurorët publik dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjykatat/prokuroritë publike   të të gjitha zonave të apelit.

Qëllimi i trajnimit ishte të prezantoheshin të gjitha masat e parashikuara për sigurimin e personave për nevojat e procedurës penale, sipas Ligjit për Procedurën Penale. Gjatë trajnimit u shpjeguan gjithashtu kushtet ligjore që duhet të plotësohen për caktimin ose zbatimim e këtyre masave, domethënë kur mund të caktohen ose merren masa të caktuara për sigurimin e paraqitjes së të akuzuarit, me qëllim zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Saktësisht, në Ligjin për procedurën penale si masa për sigurimin e personave parashikohen: thirrja, paraburgimi i shkurtër, arresti shtëpiak dhe paraburgimi. Për të përcaktuar dhe aplikuar një masë, është e nevojshme që paraprakisht të përmbushen kushtet ligjore dhe të përcaktohen rrethanat dhe arsyet konkrete që e justifikojnë përcaktimin ose aplikimin e ndonjë prej masave për sigurimin e personave. Gjatë vendosjes se cila nga masat e përmendura do të zbatohet, organi kompetent është i detyruar t’u përmbahet kushteve të përcaktuara për zbatimin e masave të veçanta, duke pasur kujdes që të mos zbatohet një masë më e rëndë, nëse i njëjti qëllim mund të arrihet me një masë më të butë sigurie. Me caktimin e një prej masave kufizohet e drejta e lirisë e garantuar me Kushtetutën tonë, ligjet, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore, e cila është pjesë përbërëse e rendit tonë juridik si dhe me marrëveshje të tjera ndërkombëtare.