
Projekti i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndihmoi në përgaditjen dhe realizimin e një shfaqjeje teatrale me temë martesat e detyruara të të miturve e cila u prit ngrohtësisht nga publiku (fëmijë, të rinj, prindër, opinioni i gjerë, profesionistë të përfshirë nga fusha e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore etj.). Qëllimi i kësaj iniciative ishte të kontribuonte në një parandalim efektiv të tregtisë me fëmijë përmes rritjes së vetëdijes për rreziqet që sjell ky krim,
Bazuar në shfaqjen e përmendur teatrale, me përshtatjen e skenarit ekzistues, projekti hartoi një strip të ilustruar me temën e trafikimit të fëmijëve me qëllim martesat e detyruara, të titulluar „Rrethi magjik“, dhe mund të aksesohet edhe përmes faqes së internetit të Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në ShkupPUBLICATIONS – Council of Europe Programme Office in Skopje (coe.int).