Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, në kuadër të aktiviteteve të parashikuara sipas Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, më 26 nëntor 2025, në hapësirat e Akademisë organizoi një trajnim të dedikuar zbatimit të aktgjykimeve të miratuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procedurat civile dhe penale.
Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga të gjitha gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u realizua nga: mr. Aleksandar Shopov, gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup, Lenka Divitkova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe dr. Kostadin Bogdanov, avokat

Në fakt, sistemi i Konventës Evropiane Për të Drejtat e Njeriut ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë. Për të siguruar që ky sistem mund të bëjë atë që parashihet, pra të garantojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në praktikë, Konventa Evropiane dhe aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) duhet ta gjejnë rrugën e tyre në rendet juridike të brendshme të vendeve anëtare. Në këtë moment, zbatimi i papërshtatshëm i aktgjykimeve të Gjykatës e vë në pikëpyetje mbrojtjen efektive të cilin e ofron sistemi i Konventës. Zbatimi i papërshtatshëm i vonuar dhe i pjesshëm, i aktgjykimeve të Gjykatës ndikon në shkallën në të cilën Gjykata mund të aktivizojë dhe përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në praktikë. Këto probleme ekzistojnë në të gjithë Evropën: në vitin 2024, mbi 5.000 raste gjyqësore ende prisnin zbatimin. Shumë nga rastet të cilat ende nuk janë të zbatuara janë të ashtuquajtura raste përsëritëse, që tregon se ekzistojnë çështje të pazgjidhura në vendet anëtare, të cilat mund të rezultojnë me raste të reja para Gjykatës, duke ndikuar në punën e vëllimit të saj.
Qëllimi i trajnimit në fakt ishte një hyrje në temën e zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane, ku u dha një pasqyrë e përgjithshme e sistemit të zbatimit: u shpjegua roli i Komitetit të Ministrave pranë Këshillit të Evropës, u trajtuan dhe u dalluan konceptualisht të ashtuquajturat masa të përgjithshme (që zakonisht nënkuptojnë ndryshime ligjore) dhe masat individuale (që lidhen konkretisht me aplikuesit në favor të të cilëve është miratuar aktgjykimi nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut), si dhe u bë një vështrim mbi kontekstin kombëtar, pra sistemin e zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut.

