Ka përfunduar trajnimet e specializuara për të drejtën penale dhe civile, me të cilat u përfshinë gjykatësit dhe prokurorët e sapozgjedhur nga gjenerata e 8-të e Akademisë

DSC_0019

Gjykatësit dhe prokurorët e sapozgjedhur të cilët janë nga radhët e gjeneratës së tetë të kandidatëve të diplomuar nga Akademia, gjatë një periudhe pesëditore (15.09.19.09.2025.) patën mundësinë të shkëmbejnë me gjykatës dhe prokurorë të dalluar nga të gjitha instancat në kuadër të trajnimeve të relizuara nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, të cilat ishin të organizuara sipas fushave, përkatësisht në fushën penale dhe civile.

Një sërë çështjesh dhe dilemash juridike, morën zgjidhje pozitive përmes diskutimeve aktive.

Akademia i organizoi këto trajnime me qëllim  që t’u ndihmojë gjykatësve dhe prokurorëve publik të sapozgjedhur në gjykatat themelore dhe prokuroritë publike themelore, që të përballen me sukses me sfidat e përditshme profesionale.