
Në organizim të Shoqatës Ekologjike Maqedonase, me mbështetjen e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Shoqatës së Prokurorëve Publikë të RMV-së, dhe në bashkëpunim me projektet Balkan Detox Life, Programi për rikuperimin e rrëqebullit ballkanik dhe Regjistrimi dimëror i shpendëve dhe monitorimi i aktiviteteve ilegale, më 2 dhe 3 shtator 2024, në hotelin “Romantik” në Veles u mbajt punëtori për luftimin e krimit ndaj botës së egër.
Në punëtori ishin të ftuar prokurorë publikë, përfaqësues të institucioneve përkatëse si dhe përfaqësues nga zonat e mbrojtura dhe shoqëritë e gjuetisë, për t’i lidhur ata dhe për të mundësuar komunikim më efektiv, mbi të gjitha mes prokurorisë, inspektoratit dhe personave që raportojnë incidente që trajtohen si krime kundër botës së egër.
Qëllimi ishte prezantimi i formave më të zakonshme të krimit kundër botës së egër në vendin tonë, si dhe dhënia e një pasqyre më të qartë të situatës dhe mënyrës së trajtimit të incidenteve të tilla.
Ndërsa në ngjarje kishte një fjalim hyrës nga zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi, m-r Ilir Iseni, i cili përshëndeti iniciativën e Shoqërisë Ekologjike Maqedonase për organizimin e ngjarjes, sepse, sipas tij, në këtë mënyrë rritet edhe vetëdija për ekzistencën e këtij lloji krimi. Aq më tepër që, përmes ngjarjeve edukative me karakter multidisiplinar, sigurohet një lidhje më e madhe mes institucioneve përkatëse dhe përmirësohet efikasiteti në veprim.”
Akademia do të mbetet partner aktiv në realizimin e aktiviteteve të projektit që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit jetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse e drejta për mjedis të shëndetshëm është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Bota e egër ka rolin e vet në ruajtjen e ekuilibrit të mjedisit jetësor, rrjedhimisht edhe të drejtën për mbrojtje.