
Më 28 mars 2025, në Shkup, u mbajt një konferencë me titull: “Avancimi i arsimit juridik në Maqedoninë e Veriut – Integrimi i aftësive praktike juridike dhe vlerave etike të profesioneve juridike në programet mësimore të fakulteteve juridike”, e organizuar nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MZMP), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe frymëzuese, ku u mblodhën përfaqësues nga komuniteti akademik dhe profesional juridik, gjyqësori, prokuroria, avokatia, studentët dhe sektori civil.
Gjyqtari, mr. Ilir Iseni, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Akademisë, iu drejtua të pranishmëve me një fjalim hyrës, e më pas iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me veprimtarinë e saj, me qëllim që studentët e fakulteteve juridike nga e gjithë shteti të njihen me kushtet për pranimin në trajnimet fillestare të Akademisë, me aktivitetet që ndërmerren nga Akademia në pjesën e trajnimeve të vazhdueshme, si dhe për bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe me organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Më shumë rreth konferencës lexoni në linkun e MZMP-së: https://myla.org.mk/51261/