Angazhimi i autoriteteve relevante në Maqedoninë e Veriut për zhvillim të lirisë së të shprehurit dhe mediave me mbështetje të BE-së dhe Këshillit të Evropës

20230504_114058

Avancimi i lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave vazhdon të jetë prioritet kyç për organet relevante në Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në dhe Këshillin e Evropës të cilët i mbështesin shfrytëzuesit lokal në përpjekjet e tyre për promovim të lirisë së të shprehurit në bazë të standardeve evropiane. Këto janë konkludimet e mbledhjes së parë të Bordit Drejtues të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës „Mbrojtja e lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut“ (PRO-FREKS) i organizuar në Shkup.

Në mbledhje morën pjesë shfrytëzuesit kyç, partnerët dhe palët e interesuara të sektorit në mënyrë që të flitet për qëllimet e ardhshme në periudhën e fazës së tretë të Instrumentit horizontal, programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Pas prezentimit detajues të planit katërvjeçar për punë, anëtarët e Bordit Drejtues konkluduan se ka përkushtim të përbashkët dhe mirëkuptim të përbashkët të qëllimeve të përcaktuara të projektit dhe planit për realizimin e të njëjtit.

Projekti PRO-FREKS në Maqedoninë e Veriut u bazua në rezultatet nga dy projektet e përbashkëta të mëparshme të BE/Këshillit të Evropës në pjesën e mediave dhe lirisë së të shprehurit. Projekti është parashikuar si vazhdimësi dhe zhvillim plotësues i praktikave të mirëvëndosura dhe mënyrat e bashkëpunimit me shfrytëzuesit. Të gjithë përfaqësuesit/set e theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi me qëllim të arritjes së standardeve evropiane dhe përmirësimit të kuadrit juridik në pjesën e lirisë së të shprehurit, përfshirë edhe qasjen tek informatat dhe sigurisë së gazetarëve-eve, si dhe zbatimin e standardeve në gjyqësi.

Aktivitetet në kuadër të PRO-FREKS fokusohen në autoritetet e pavaruara lokale në pjesën e mediave audiovizuele, mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes së lirë drejt informatave, të cilët poashtu do të marrin mbështetje për implementim të ndryshimeve në praktikat dhe politikat e tyre në pajtueshmëri me standardet evropiane. Si shtojcë, mediat dhe palët relevante janë aktorë të rëndësishëm të cilët do të përkrahin procesin e mundësimit të përfshirjes së sigurisë së lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut.

Projekti „Mbrojtja e lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut“ është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës „Instrumenti horizontal për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë 2023-2026“.