Në ambientet e Qendrës për Trajnim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga 9 deri më 12 shkurt, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua një trajnim për luftën kundër ndërmjetësimit për prostitucion dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Zyrtarisht, fillimi i këtij trajnimi u shënua me fjalë përshëndetëse nga: ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kristof De Rigoler, drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Irina Trajkoska Strezoski, si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni..
Qëllimi i trajnimit ishte të sigurohen njohuri praktike dhe mjete për identifikimin e indikatorëve të ndërmjetësimit për prostitucion dhe trafikimit të qenieve njerëzore, veprim të duhur në rastet e dyshimit dhe mbrojtje e mbështetje në kohë për viktimat, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë, gjykatave dhe prokurorive.
Pikërisht në këtë drejtim, në fjalën e saj drejtoresha e Akademisë theksoi:
„Trafikimi i qenieve njerëzore është një prioritet i vazhdueshëm dhe aktual i të gjitha qeverive në botë.”

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar ka rol kyç. Në këtë drejtim, më vjen mirë që gjatë organizimit të trajnimit të sotëm është respektuar koncepti i multidisiplinaritetit të pjesëmarrësve. Veprimi i përbashkët i institucioneve kyçe, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, është veçanërisht i rëndësishëm, sepse për këtë lloj kriminaliteti nuk ekzistojnë kufij. Nevojitet komunikim efikas dhe rrjetëzim i të gjithë atyre që veprojnë në këtë fushë, me qëllim ndërmarrjen e një veprimi të përbashkët që do të nënkuptojë parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Edhe pse një pjesë më e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, si dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve që veprojnë në lëndë nga fusha e trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të paligjshëm, e njohin mjaft mirë kornizën ligjore kombëtare, por edhe standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare, megjithatë nga të gjitha hulumtimet dhe analizat është e dukshme nevoja për aktivitete edukative të lidhura me këtë temë.
Edhe pse një pjesë më e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, si dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve që veprojnë në lëndë nga fusha e trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të paligjshëm, e njohin mjaft mirë kornizën ligjore kombëtare dhe standardet e rekomandimet ndërkombëtare, megjithatë nga të gjitha hulumtimet dhe analizat është e dukshme nevoja për aktivitete edukative të lidhura me këtë temë.
Më saktë, është e nevojshme rritja e vetëdijes dhe forcimi i perceptimit të institucioneve kompetente për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore. Sidomos duke marrë parasysh se trendi i konsultimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjatë zbatimit të nenëve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është kyç, mund të përfundosh pa dyshim se organizimi i aktiviteteve të këtij lloji, siç është ai i sotmi, është një nevojë. „

