Në Krushevë u mbajt trajnim për konflikt interesi, masa antikorrupsioni dhe etikë për shërbimin gjyqësor dhe prokurorial

IMG_0827

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, më 3 dhe 4 dhjetor 2025 realizoi një trajnim me temë “Konflikti i interesit / Masat antikorrupsion dhe etika në shërbimin gjyqësor dhe prokurorial”, në të cilin ishte i përfshirë shërbimi gjyqësor dhe prokurorial.

Trajnimin e realizuan gjykatësja Lidija Petrovska dhe prokurorja Sanja Burjakoska Kitanovska.

Trajnerët i prezantuan të pranishmëve: konceptin e konfliktit të interesit në gjyqësor dhe prokurori, kornizën ligjore kombëtare dhe mjetet për parandalimin e konfliktit të interesit, masat antikorrupsion në sistemin gjyqësor, ndërsa në pjesën e fundit të punës u përqendruan edhe tek etika dhe sjellja profesionale.

Qëllimi i trajnimit ishte që, përmes ushtrimeve praktike dhe shembujve, të identifikohen dhe të menaxhohen në mënyrë efektive konflikti i interesit dhe sjelljet e mundshme korruptive.