Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik më 17 shkurt 2026, në ambientet e saj organizon trajnim me temë:“Zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) në lidhje me veprimin në procedurë kundërvajtëse dhe penale për të njëjtin ngjarje të kundërligjshme (dallimet dhe specifikat)”.
Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatës nga departamentet penale të të gjitha zonave të apelit, me qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive të tyre praktike në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) në legjislacionin kombëtar dhe praktikën gjyqësore.
Trajnimi u mbajt nga ekspertët ndërkombëtarë: M-r Nenad Saveski, gjykatës në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe M-r Ruzhica Nikollovska, avokate, të cilët përmes një qasjeje interaktive dhe analizës së rasteve konkrete e afruan temën pranë pjesëmarrësve.
Qëllimi i trajnimit ishte të sigurojë një analizë të thelluar dhe sistematike të parimit non bis in idem, me theks të veçantë në zbatimin e tij praktik në raportin ndërmjet procedurës kundërvajtëse dhe asaj penale. Në këtë kontekst, u shqyrtuan aspekte relevante nga praktika gjyqësore vendore, si dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke i kushtuar vëmendje të veçantë kritereve për përcaktimin e identitetit të veprës, natyrës dhe peshës së sanksionit, si dhe sigurimit të garancive procedurale. Përmes një analize krahasuese të rasteve konkrete dhe diskutimi interaktiv, pjesëmarrësit patën mundësinë jo vetëm të thellojnë njohuritë e tyre mbi kufijtë e procedurës së dyfishtë të lejuar, por edhe të shkëmbejnë qëndrime dhe përvoja lidhur me dilemat praktike që paraqiten gjatë zhvillimit paralel ose të njëpasnjëshëm të procedurës kundërvajtëse dhe asaj penale për të njëjtin ngjarje të kundërligjshme.
Njohja dhe zbatimi i drejtë i parimit non bis in idem është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e sigurisë juridike dhe për garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë, si dhe për parandalimin e ndjekjes dhe dënimit të dyfishtë për të njëjtën vepër. Zbatimi konsekuent i këtij parimi kontribuon në harmonizimin e praktikës gjyqësore vendore me standardet evropiane dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Akademia do të vazhdojë me aktivitete të vazhdueshme të fokusuar në avancimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve për të gjitha temat e rëndësishme dhe aktuale të identifikuara si nevoja në drejtësi, me një qëllim të vetëm: përmbushjen e kritereve evropiane dhe ndërtimin e një sistemi efikas për zbatimin efektiv të drejtësisë penale.

