Akademia me trajnim për gjykatësit e Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës Administrative me temë: „Vendimmarrja në juridiksion të plotë në kontestet administrative para Gjykatës Administrative’.”

IMG-a590aed8422299e31ca8c2bc028e6560-V

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë organizoi trajnim me temë: „Vendimmarrja në juridiksion të plotë në kontestet administrative para Gjykatës Administrative “, i cili u mbajt më 13 mars 2026, në ambientet e Gjykatës Administrative, dhe ishte i dedikuar për gjykatësit e Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës Administrative, si dhe për bashkëpunëtorë profesionalë.

Trajnimi u zhvillua nga: prof. dr. Ana Pavlovska Daneva, Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’, Fakulteti Juridik ‘Justiniani i Parë’, Shkup, dhe znj. Violeta Ilievska, gjykatëse në Gjykatën e Lartë Administrative.

Konkretisht, me Ligjin e ri për kontestet administrative (‘Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ nr. 96/19) është dhënë jo vetëm mundësia ligjore, por edhe e drejta e gjykatësit që, pas mbajtjes së një seance publike në të cilën do të administrohen provat e propozuara, të marrë vendim – në një kontest administrativ me juridiksion të plotë. Me marrjen e një vendimi të tillë, gjykatësi e merr plotësisht rolin e organit, përkatësisht vihet në rolin e organit dhe merr një vendim të tillë që organi ka qenë i detyruar ta marrë. Me këtë parandalohet që procedura të zgjasë pafundësisht, përkatësisht që organi të nxjerrë akt, gjykata ta anulojë atë dhe ta kthejë çështjen për herë të dytë për rivendosje. Nga kjo rrjedh se rëndësia e marrjes së këtij lloji vendimi është shumë e madhe. Nga ana tjetër, për marrjen e një vendimi në një kontest me juridiksion të plotë kërkohet jo vetëm njohje profesionale e ligjit procedural, por edhe e ligjit material – përkatësisht e një numri të madh aktesh nënligjore me të cilat rregullohet problematika përkatëse juridike. Sigurisht, ky lloj vendimi përfaqëson kulmin e piramidës, dhe për këtë arsye përgjegjësia e çdo gjykatësi gjatë marrjes së një vendimi të tillë, me të cilin i jepet fund procedurës administrative të filluar, është jashtëzakonisht e madhe.

Duke pasur parasysh sa u tha më sipër, çdo trajnim mbi këtë temë do të kontribuojë në një kuptim sa më të mirë të rëndësisë së këtij lloji vendimesh, të cilat padyshim duhet të studiohen jo vetëm nga mendimi teorik, por edhe nga gjykatësit që do të duhet të marrin vendime të tilla.