Është realizuar këshillim për mbrojtjen gjyqësore në procedurën e përmbarimit, i dedikuar për gjykatës dhe këshilltarë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe për gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga gjykatat civile në Maqedoninë e Veriut.

DSC_0634

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, më 12 mars 2026, në ambientet e saj organizoi një këshillim me temë: “Mbrojtja gjyqësore në përmbarim: kundërshtimi ndaj paligjshmërive, shtyrja dhe përcaktimi i kufirit në përmbarim mbi pasurinë e RMV-së, organeve shtetërore dhe institucioneve publike”.

Këshillimi u realizua në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Gjykatës Kushtetuese, me të cilin parashikohen aktivitete të orientuara drejt avancimit të bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave.

Në këshillim morën pjesë gjykatës dhe këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, si dhe gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga departamentet civile të gjykatave nga të gjitha zonat e apelit.

Përvojat dhe vëzhgimet e tyre profesionale me pjesëmarrësit i ndanë Mr. Katerina Georgievska, gjykatëse e Gjykatës Supreme të RMV-së, dhe Mr. Aleksandar Shopov, gjykatës i Gjykatës së Apelit në Shkup, përmes prezantimeve të lidhura me temën e këshillimit.

Në kuadër të këshillimit u prezantua një pasqyrë e mjeteve juridike që mundësojnë mbrojtje gjyqësore sipas Ligjit për përmbarim, me një theks të veçantë në kundërshtimin ndaj paligjshmërive gjatë përmbarimit dhe dallimet ndërmjet të drejtës së kundërshtimit dhe të drejtës së padisë, shtyrjen e përmbarimit, kundërpërmbarimin dhe përcaktimin e një minimumi mjetesh mbi të cilat nuk do të zbatohet përmbarimi mbi llogarinë e debitorit – Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat janë të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë së tyre, me fokus në çështjet relevante që lidhen me zbatimin praktik të Ligjit aktual për përmbarim, dilemat në zbatimin e tij dhe analizën e praktikës gjyqësore. Njëkohësisht, në këshillim u prezantua edhe argumentimi nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 218 të Ligjit për përmbarim, i paraqitur nga përfaqësuesit e Gjykatës.

Qëllimi i këshillimit ishte të hapet një diskutim për dilemat që rrjedhin nga praktika gjyqësore në procedurat gjyqësore që janë të lidhura ose burojnë nga përmbarimi dhe, përmes shkëmbimit të përvojave nga zonat e gjykatave të ndryshme të apelit, të kontribuohet në unifikimin e praktikës gjyqësore.