Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, në përputhje me Katalogun për trajnim të vazhdueshëm për vitin 2026, më 12 shkurt 2026, në ambientet e Akademisë, realizoi një trajnim me temë: “Aftësi për drejtimin e seancës kryesore në procedurën civile dhe ndërmjetësim (mediacion)”.
Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga departamentet civile të gjykatave nga të gjitha zonat e apelit, ndërsa ai u realizua nga: Natalia Doneva, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup dhe Vjollca Mora Bajrami, gjykatëse në Gjykatën Themelore Kumanovë.

Qëllimi i trajnimit ishte të prezantohej veprimi i gjykatës nga pranimi i padisë e deri në përfundimin e seancës kryesore. Veprimet procedurale që ndërmerren me qëllim përfundimin efikas të procedurës. Rëndësia e ndërmjetësimit (mediacionit) në procedurën gjyqësore civile.

