Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë organizoi një trajnim për procedurën gjyqësore në përputhje me Ligjin për drejtësinë për fëmijët

DSC_0609

Në përputhje me katalogun e trajnimeve për vitin 2026, të dedikuara për edukimin e vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, sot (05 mars 2026), në ambientet e Akademisë, organizoi një trajnim për procedurën gjyqësore në përputhje me Ligjin për drejtësinë për fëmijët.

Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatës nga departamentet penale dhe prokurorë publikë nga të gjitha zonat e apelit, ndërsa u realizua nga: Natasha Saramandova, prokurore publike në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe Mr. Lirie Elezi Ajrullau, gjykatëse në Gjykatën e Apelit Shkup.

Qëllimi i trajnimit ishte të theksohen tendencat bashkëkohore të inkorporuara në Ligjin për drejtësinë për fëmijët, veçanërisht në pjesën e etiologjisë dhe fenomenologjisë së delikuencës së të miturve dhe sistemit të drejtësisë për fëmijët. Në këtë drejtim, u vu theksi te parimi i sapovendosur i interesit më të mirë të fëmijës dhe te parimet e veprimit që rrjedhin nga ky parim dhe që përbëjnë bazë për veprimin e institucioneve kompetente.

Në kuadër të trajnimit u trajtuan edhe aspektet praktike dhe specifikat që paraqiten gjatë trajtimit të fëmijëve, pavarësisht nga cilësia e tyre në procedurë, me theks të veçantë në nevojën për mbrojtje të shtuar të fëmijës, parandalimin e viktimizimit sekondar dhe avancimin e ndjeshmërisë së të gjithë profesionistëve që veprojnë në procese që e prekin fëmijën.