
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup organizojnë trajnim treditor kushtuar avancimit të teknikave të hetimit financiar nga 27 deri më 29 shtator 2023 në hotel Arka, Shkup.
Trajnimi është i dedikuar për prokurorët publik të cilët merren me lëndë nga kjo lëmi dhe përfaqësues nga Drejtoria doganore, Ministria e Punëve të Brendshme të RSM-së dhe Ministria e Financave.
Trajnimin do ta zhvillojnë ekspertë të huaj dhe vendas të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë: Andrew Tennant, James Harris dhe Lençe Ristovska.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet trajnimi mund ta shkarkoni këtu.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjëse për organizimin e trajnimit në këtë email adresë: Sonja.Mojsovska@jpacademy.gov.mk.