
Më 25 korrik 2024, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, zyrtarë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të RSM – BSP – Departamenti i i krim policisë dhe Departamenti për luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar, nga një person të punësuar në Akademinë konfiskuan përkohësisht dy telefona celularë.
Me kërkesë për dorëzim të të dhënave të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes personit të autorizuar të Akademisë, zyrtarëve të autorizuar të MPB-së iu dorëzuan të dhënat e kërkuara, përkatësisht dosja e një dëgjuesi në gjeneratën e 7-të të dëgjuesve në Akademi, më pas, video survejimi për dhënien e testit të kualifikimit, dhe dosja e një kandidati të paraqitur për pranim si dëgjues në gjeneratën e 9-të të dëgjuesve në Akademi.
Akademia do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet kompetente dhe do të informojë publikun me kohë për të gjitha aktivitetet dhe detajet shtesë që nuk do të ndikojnë në procedurën.