NJOFTIM PËR MBAJTJEN E TAKIMIT FILLESTAR PËR KRIJIMIN E ASOCIACIONIT TË ALUMNIVE NË KUADËR TË AKADEMISË PËR GJYKATËS DHE PROKURORË PUBLIK

6 (1)

Me iniciativën e zëvendësdrejtorit të AGJPP-së, gjykatësit M-r Ilir Iseni, sot (27.08.2024) është zhvilluar një takim fillestar me përfaqësues të të gjitha brezave që kanë përfunduar trajnimin fillestar në AGJPP për të diskutuar mundësinë e ofruar nga neni 61 i Statutit të AGJPP-së nga 14 gusht 2023.

Gjegjësisht, sipas këtij neni, parashihet që Akademia të formojë një Shoqatë  të Alumnive, në të cilën anëtarësohen të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses trajnimin fillestar në Akademi. Qëllimi i kësaj shoqate është bashkëpunimi i vazhdueshëm reciprok i anëtarëve të saj, përmes mbajtjes së takimeve ku do të shkëmbehen përvoja dhe do të diskutohen tema të ndryshme nga fusha e drejtësisë, si dhe monitorimi i Akademisë për zhvillimin profesional dhe karrierën e kandidatëve, në të njëjtën kohë plotësimi i nevojave të anëtarëve të tij dhe sigurimi i bashkëpunimit me Shoqatat e Alumnive të vendeve të tjera. Ndërsa, mënyra e punës dhe e vendimmarrjes së Shoqatës së Alumnive është më e rregulluar me Rregulloren e saj të Punës.

Zëvendësdrejtori i AGJPP-së, gjykatësi M-r Iseni, i njoftoi të pranishmit se përzgjedhja e të pranishmëve për këtë takim fillestar është bërë në bazë të përvojës së tyre të mëparshme në organizata joqeveritare dhe shoqata të ngjashme (Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjykatësve të RMV-së, Këshilli Gjyqësor-Medial pranë Shoqatës së Gjykatësve të RMV-së, etj.), dhe kush mund të krijonte konceptin fillestar dhe të pasqyronte idenë se si duhet të duket dhe si do të funksionojë ky organ. Gjatë përzgjedhjes së të pranishmëve janë marrë parasysh funksioni që ata kryejnë (gjykatës dhe/ose prokurorë publik), mbulimi i fushave të ndryshme të gjykatave të apelit, barazia gjinore.

Në fjalën e tij për të pranishmit, ai theksoi se fatkeqësisht kjo mundësi ka munguar në Ligjin për AGJPP-në, por fatmirësisht ekziston në Statutin e AGJPP-së. “Ideja e krijimit të një shoqate të alumnive apo klubit të alumnive nuk është e re për mua, por u desh kohë që të maturohej dhe të bëhej realitet”, shtoi gjykatësi Iseni. Në përpjekjet e tij për realizimin e kësaj ideje, gjykatësi M-r Iseni, kreu një sërë hulumtimesh për ekzistencën e shoqatave të alumnive brenda institucioneve gjyqësore për realizimin e trajnimeve profesionale në rajon, por nuk gjeti të dhëna të tilla. Përveç në Republikën e Serbisë, ku Shoqata e Alumnive në fakt është një organizatë joqeveritare, prandaj nuk mund të hiqen paralele me idenë e formimit të një Shoqate të Alumnive në kuadër të AGJPP-së.

Të pranishmit mirëpritën dhe përkrahën iniciativën e zëvendësdrejtorit, gjykatësit M-r Iseni, duke treguar optimizëm të madh, vullnet dhe njohuri të gjera për vendosjen e themeleve të kësaj shoqate, andaj sugjeruan që konkluzionet nga ky takim fillestar ti drejtohen Këshillit Drejtues të Akademisë, me qëllim marrjen e një vendimi formal-ligjor për ngritjen e këtij trupi në kuadër të AGJPP-së, me qëllim vazhdimin e mbajtjes së mbledhjeve në të cilat do të diskutohen aktivitetet dhe hapat konkretë që do të duhet të ndërmerren.

Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi m-r Iseni, edhe një herë dha mbështetjen e tij të plotë në formimin e këtij trupi dhe shprehu shpresën që formimi i tij të përfundojë deri në 18-vjetorin e ASJO-së, që do të festohet në fund të nëntorit 2024, ku do të bëhet edhe promovimi i Shoqatës së Alumnive.