KUMTESË

asjo_news_featured

 Të nderuar kandidatë të paraqitur në shpalljen publike për pranim në gjeneratën e IX të dëgjuesve për trajnim fillestar,

 

Ju njoftojmë se më 12.7.2024 u mbajt seanca e 215-të e Këshillit Drejtues të Akademisë, në të cilën, ndër të tjera, pjesë nga draft procesverbali i seancës së parë dhe të tretë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (numri 41-5581/1 dt. 28.6.2024 dhe numri 41-5821/1 nga 5.7.2024) me të cilin punëdhënësit nga sektori publik janë ngarkuar për ndërprerjen e procedurave të punësimit që nuk kanë përfunduar deri në fund të vitit 2023 dhe kanë vazhduar në 2024 sepse pëlqimet financiare të lëshuara janë në kundërshtim dhe të pa aprovuara me dispozitat e Ligjit për buxhetet.

 

Në seancë, Këshilli Drejtues shqyrtoi shkresat e dorëzuara nga Qeveria e RMV-së dhe vendosi që Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik t’i drejtohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të merret mendim në lidhje me vazhdimin e dhënies së provimeve nga procedura aktuale e pranimit të dëgjuesve të gjeneratës IX për trajnim fillestar dhe ndërprerjen e procedurës për lidhjen e kontratave të punës ose mundësisht ndërprerjen e të gjithë procedurës.

 

Kjo kërkesë është dorëzuar sot më 16.7.2024 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas marrjes së përgjigjes, Këshilli Drejtues i Akademisë do të mbajë një seancë dhe do të informoheni për këtë. Për këtë qëllim, ju lutemi të ndiqni rregullisht uebfaqen e Akademisë.