KËSHILLIM me temë „Zbatimi i Ligjit për ndihmë juridike falas përkundrejt zbatimit të Ligjit aktual për taksat gjyqësore në raport me shpenzimet e procedurës së ndihmës juridike sekondare“

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ në bazë të Katalogut për trajnime për vitin 2023 organizon këshillim me temë „Zbatimi i Ligjit për ndihmë juridike falas përkundrejt zbatimit të Ligjit aktual për taksat gjyqësore në raport me shpenzimet e procedurës së ndihmës juridike sekondare“, e cila do të mbahet më 3 maj 2023 (e mërkurë), me prezencë fizike, në hapësirat e Gjykatës së apelit Shtip, me fillim nga ora 10:00.

 

Këshillimi është dedikuar për gjykatës, prokurorë publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga territori i apelit Shtip.

 

            Ligjëruesit e këshillimit do të jenë znja Suzana Milevska, kryetare e Gjykatës themelore Koçan dhe znja Maja Markova, gjykatëse e Gjykatës së apelit Shkup.

 

Për informata shtesë Ju lutemi të kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjës për organizimin dhe atë në këtë email: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.

 

Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.