KËSHILLIM me temë: „ Regjimi juridik i objekteve pa leje “

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ organizon këshillim me temë: „ Regjimi juridik i objekteve pa leje “ , i cili do të mbahet më 29 tetor  (e martë)  2024 në hapësirat e Akademisë, me fillim nga ora 10:00.

Këshillimi është i dedikuar për gjykatës nga departamentet civile nga zona e apelit Gostivar.

Ligjërues të këshillimit do të jenë: znj. Lidija Dimova,  gjykatës në pension nga Gjykata Themelore Veles dhe Prof. Dr. Tina Przheska, profesor i asociuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin e këshillimit në adresën e mëposhtme të emailit: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-572.

Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.

Materialet e punës që do të përdoren në kuadër të këshillimit mund t’i shkarkoni këtu.