Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ në pajtim me Katalogun e trajnimeve për vitin 2024, organizon këshillim me temë „ Vepra penale në fushën e dhunës me bazë gjinore/Konventa e Stambollit “ i cili do të mbahet më 28 mars (e enjte) 2024 nga ora 10:00, me prezencë fizike, në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Lamella 3.
Këshillimi është i dedikuar për gjykatës nga departamentet penale, prokurorë publik dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë m-r Natasha Godzoska, prokurore publike e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe d-r Gabriela Gajdova, gjykatëse e Gjykatës së Apelit Shkup.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni me personin përgjegjës për organizimin nga Akademia edhe atë në këtë imejl-adresë: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.