
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”, në përputhje me Katalogun e Trajnimeve për vitin 2024, organizon këshillim me temën “Përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar nga gabimi mjekësor” i cili do të mbahet më 3 tetor (e enjte) 2024, duke filluar nga ora 10:00, me prezencë fizike, në ambientet e Akademisë.
Këshillimi u dedikohet gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional të departamenteve civile nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë: d-r Aleksandar Stankova, specialist i mjekësisë ligjore dhe m-r Ketti Germanova, , gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin e këshillimit në adresën e mëposhtme të emailit mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu