Si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademisë së të Drejtës Evropiane (ERA), dhe në kuadër të projektit ERA: CASB, do të mbahet një seminar mbi të drejtën civile angleze ligjore/BE nga data 2 deri në 4 dhjetor 2024. Seminari do të fokusohet në procedurat civile ndërkufitare evropiane.
Seminari është falas dhe në të mund të regjistrohen bashkëpunëtorët profesional që kanë njohuri të gjuhës angleze të punës.
Numri i vendeve të lira për shtet është i kufizuar, më saktë për Republikën e Maqedonisë së Veriut janë aprovuar 4 vende, kështu që për ato arsye do të pranohen aplikacionet e para që do të mbërrijnë në Akademi deri në plotësimin e numrit të pritur të pjesëmarrësve.
Regjistrimi do të mundësohet përmes adresës së emailit: info@jpacademy.gov.mk, jo më vonë se 18 tetor 2024.
Për më shumë informacione klikoni këtu.