Drejtoresha e Akademisë, prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, sot (28.03.2024), në hapësirat e Akademisë zhvilloi takim pune me Irene Ketoff, atashe për bashkëpunim, Ambasada e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut dhe Frédérique Dubost, gjykatësi ndërlidhës për Ballkanin Perëndimor, Ambasada e Republikës së Francës në Serbi.
Takimi i punës ishte një mundësi që përfaqësuesit nga Franca të prezantojnë ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve që Republika e Francës i ofron vendit tonë përmes zbatimit të disa aktiviteteve të projektit që mbulojnë fusha të ndryshme dhe synojnë çështje të ndryshme aktuale dhe dilema të rëndësishme për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës që Franca i ofron Maqedonisë së Veriut, e cila është në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sistemit të drejtësisë të vendit tonë, rol të rëndësishëm ka edhe Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik.
Akademia dhe Ambasada e Francës kanë një bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm, i cili përfshin një numër të madh ngjarjesh edukative të realizuara, kushtuar temave të rëndësishme ligjore, në veçanti, temave që lidhen me të drejtën e BE-së dhe zbatimin e saj në praktikë nga gjykatësit dhe prokurorët publikë vendas.
Në axhendën e Francës në periudhën e ardhshme, ashtu si në të kaluarën, një vend të rëndësishëm do të ketë procesi i reformës në sistemin e drejtësisë, por do të aktualizohen edhe tema të tjera, si p.sh. mbrojtja e mjedisit jetësor etj.
Drejtoresha e Akademisë shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e së drejtës dhe drejtësisë me përfshirjen aktive të Akademisë në realizimin e aktiviteteve të parapara dhe të propozuara nga përfaqësuesit e Francës.