
Kryetarja e Qendrës për hulumtime dhe analiza juridsike, Lidija Stojkova-Zafirovska, drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, prof. d-r Natasha Gaber-Damjanovska, drejtori i Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Imer Aliu dhe kryetarja e Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj, Aleksandra Cvetanovska nënshkruajtën Memorandumin për bashkëpunim për implementimin e suksesshëm të proektit “Drejtësi efektive për mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtën e privatësisë në internet”.
Me memorandumin parashikohet përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve në interes të arritjes së qëllimeve të projektit, ku do të realizohet shkëmbimi i informatave, pjesëmarrja në iniciativat projektuese dhe mbështetja në implementimin e aktiviteteve projektuese.
Projekti “Drejtësia efektive për mbrojtjen e lirive themelore dhe e drejta për privatësi në internet” është projekt dyvjeçar finansiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe i implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike dhe Shoqata Maqedonase e juristëve të rinj. Qëllimi i projektit është të përforcohen kapacitetet e gjyqësisë dhe prokurorisë publike në mbrojtjen efikase të privatësisë së qytetarëve, si dhe të drejtave dhe lirive të tjera themelore të prekura nga teknologjitë e reja në internet në pajtueshmëri me të drejtën dhe standardet e BE-së.
Si rezultat i implementimit të projektit, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik do të përfitojë programet dhe kapacitetet mësimore për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publik për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën e privatësisë së qytetarëve në pajtueshmëri me standardet e BE-së, kurse Agjencia për mbrojtjen e të Dhënave personale do të ketë dobi nga aktivitetet hetuese në kuadër të projektit si dhe të aktiviteteve për bashkëpunim ndërmjet institucioneve kyçe.
Memorandumi hyri në fuqi me ditën e nënshkrimit të tij dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2025.
Më shumë rreth projektit “Drejtësi efektive për mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtën e privatësisë në internet” mund të lexoni këtu.