MËSIMI PËRGATITOR

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë për dëgjues në gjeneratën e 9-të të dëgjuesve në trajnimin fillestar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik,

 

Ju informojmë se mësimi përgatitor për të gjithë kandidatët e paraqitur në Shpalljen publike do të mbahet në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Shkup me datë 25.03.2023.

 

Kandidatët janë të ndarë në dy grupe dhe atë:

 

Grupi i parë – Kandidatët me numrin arkivor të fletparaqitjes prej 1 deri më 260 (nga ora 10:00 deri në ora 13:10), dhe

 

Grupi i dytë – Kandidatët me numrin arkivor të fletparaqitjes prej 261 dhe më të madh (nga ora 13:30 deri në ora 16:40)

 

Agjenda për mësimin përgatitor është bashkangjitur këtu.

 

Ju lutemi të paraqiteni gjysëm ore më herët nga fillimi i mësimit dhe me Ju të keni kodin e provimit që e keni pranuar gjatë paraqitjes për shpalljen publike, si dhe letër njoftimin apo ndonjë dokument tjeter për identifikim.