Më 22 gusht 2024 (e enjte), Këshilli Drejtues i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik e mbajti seancën urgjente të 217-të, online përmes platformës ZOOM, në të cilën:
- U miratua procesverbali i seancës së 216-të të Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik;
- Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi m-r Ilir Iseni, i njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues me propozim-buxhetin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik për vitin 2025;
- Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi m-r Ilir Iseni, njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues se me datën 21.08.2024 Akademia ka pranuar pëlqimin financiar për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë, pas së cilës Këshilli Drejtues ka përcaktuar përmbajtjen e shpalljes publike për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe janë dhënë udhëzime për publikimin e tij në përputhje me dispozitat e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” numri 129/2023 dhe 53/2024).