Ligji i ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik që u miratua në seancën e Kuvendit të RMV të mbajtur më datë 14 qershor 2023, është shpallur në Gazetën zyrtare të RMV nr.129 nga 21.06.2023.
Sipas të njejtit, sigurohet unifikimi i praktikës gjyqësore nëpërmjet vëllimit të shtuar të trajnimeve në kuadër të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, kritere ligjore të reja për konstituimin e organeve menaxhuese dhe udhëheqëse të Akademisë, si dhe redefinimi i mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe atij përfundimtar në bazë të matësve dhe kritereve objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.
Në këtë drejtim është përshtatja e zgjidhjeve ligjore me rekomandimet nga Misioni për vlerësimin e trajnimeve gjyqësore nga 2018, në drejtim të:
- lëndës, qëllimit dhe veprimtarisë së Akademisë që edhe më tutje mbetet pika e vetme hyrëse për në gjyqësor dhe prokuroritë publike,
- reorganizimit të provimit pranues me qëllim aftësimin më të mirë të kandidatëve për pjesmarrje të suksesshme në trajnimin,
- zvogëlimit të afateve për dorëzimin dhe vendosjen ndaj kundërshtimeve dhe ankesave për rezultatet nga provimi pranues,
- redefinimit të mënyrës së dhënies së provimit përfundimtar në bazë të matësve dhe kritereve objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve dhe i njejti përbëhet nga tre pjesë: pjesa me shkrim, simulimi i gjykimeve dhe pjesa me gojë,
- forcimit të mënyrës së zbatimit të trajnimit të vazhdueshëm me çka mundësohet që programet vazhdimisht ti përmbajnë risitë në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore, si në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
Tekstin e ligjit të ri mund ta shkarkoni në linkun në vijim.