Në Kuvendin e Përgjithshëm të EJTN, e cili u mbajt sot përmes platformës ZOOM, mori pjesë zëvendësdrejtori i AJPP-së, gjykatësi M-r Ilir Iseni.
Pikërisht, bashkëpunimi në mes të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Pavell Shatev dhe Rrjetit Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN) filloi në vitin 2007 kur Akademia fitoi statusin e vëzhguesit. Nga ai moment e deri më sot Akademia është e përfshirë në të gjitha aktivitetet dhe programet e EJTN. Për dy vitet e para, pjesëmarrja e Akademisë nuk shkaktoi implikime financiare, por më pas u vendos nga EJTN që vetëm vendet anëtare të BE-së mund të marrin pjesë në këtë mënyrë. Pavarësisht se për shkak të implikimeve financiare dhe pamundësisë së Akademisë për të mbështetur financiarisht pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në aktivitetet dhe programet e EJTN-së, Akademia nuk hoqi dorë nga bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në trajnime ku EJTN ishte bashkëorganizatore. Gjatë vitit 2015 është punuar intensivisht për ripërfshirjen e Akademisë në të gjitha aktivitetet dhe programet e EJTN, në kuadër të së cilës gjykatësit dhe prokurorët publik kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi dyjavore, pjesëmarrje në vizita studimore në GJEDNJ dhe GJED, si dhe si qëndrime disamujore në GJEDNJ. Gjatë vitit 2018, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik u përfshi sërish në aktivitetet e Rrjetit Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN), me gjykatës dhe prokurorë publikë që ndoqën ngjarjet e organizuara nga EJTN.
Në mbledhjen e sotme, sipas rendit të ditës, është shqyrtuar dhe miratuar Procesverbali i Kuvendit të Përgjithshëm të EJTN, i cili është mbajtur më 12 dhe 13 qershor 2024 në BRUKSEL. Gjithashtu, u diskutua për gjendjen financiare të EJTN-së, gjatë së cilës u prezantua raporti financiar i vitit 2023 dhe propozimi i raportit financiar për vitin 2025.
Në fund u dhanë sugjerime për auditim të brendshëm dhe sugjerime për aktivitetet e ardhshme që do të zhvillohen në kuadër të rrjetit.