
Nën titullin: “Gazetarët dhe gjyqësori mbrojnë lirinë e mediave” në periudhën 18-20 shtator 2024, në Mavrovë u mbajt Konferenca e tretë Rajonale, e cila u organizua nga Komiteti i Helsinkit i Holandës dhe Free Press Unlimited. në bashkëpunim me Akademinë dhe Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë, ku morën pjesë mbi 90 gjykatës, prokurorë publikë dhe gazetarë.
Iniciativa për këtë bashkëpunim ka filluar në vitin 2022 dhe synimi është të përmirësohet imazhi i gjyqësorit në RMV dhe perceptimi i publikut duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet gjykatësve dhe prokurorëve nga njëra anë dhe gazetarëve nga ana tjetër, sepse ky bashkëpunim është thelbësore për qeverisjen e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Për të arritur këtë synim nevojitet mirëkuptim dhe vullnet i mirë për bashkëpunim nga profesioni i fellës së drejtësisë dhe gazetarisë.
Gjatë fjalimeve përshëndetëse folën: Joeri Buhrer Tavanier, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Komitetit të Helsinkit të Holandës, Fenke Elskamp, Drejtues i Ekipit të Free Press Unlimited për Afrikë dhe Evropë/Eurazi, m-r Ilir Iseni, zëvendësdrejtor i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Mlladen Çadikovski, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë
Disa nga temat që u diskutuan në këtë konferencë iu referuan edhe sulmeve ligjore dhe mosndëshkimit, si dhe dezinformatave që prekin fuqishëm dhe përfaqësojnë një lloj kërcënimi për sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave në rajon. Krahas këtyre temave, një panel iu kushtua edhe SLAPP (Padive Strategjike kundër Veprimit Publik), ku u diskutuan mundësitë për rritjen e përdorimit të SLAPP në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendësdrejtori, gjykatësi m-r Iseni, përshëndeti iniciativën dhe shprehjen e vullnetit të mirë të gjykatësve dhe prokurorëve publikë për të treguar hapje dhe dëshirë për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me gazetarët. Sipas tij, të dyja palët janë përgjegjëse për perceptimin negativ të publikut për sistemin e drejtësisë që mbizotëron në vendin tonë. Është e nevojshme të ndërtohet besimi mes gjyqësorit dhe gazetarëve, në mënyrë që të vendosen baza të shëndosha për transparencë më të madhe të gjyqësorit dhe për të forcuar profesionalizmin e gazetarëve. Akademia, në përputhje me rolin dhe kompetencat e saj, ka bërë përpjekje dhe do të vazhdojë të ofrojë hapësirë për edukim profesional, rrjetëzim dhe mbështetje për të dyja fellat, për të arritur rezultatet e dëshiruara. – shtoi gjykatësi, m-r Iseni.
Në kuadër të konferencës u organizua një punëtori nga Qendra për Trajnime dhe Studime të Drejtësisë në Holandë, ku gjykatësit, prokurorët dhe gazetarët eksploruan rolin e tyre të ndërsjellë në shoqëri.
Përfundimi u shënua nga një diskutim i frytshëm se si do të veprohet dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmerren në drejtim të nxitjes së mbrojtjes ligjore të gazetarëve dhe promovimit të dialogut mes gjyqësorit dhe medias.
Realizimi i kësaj konference paraqet përfundimin e tri konferencave të mëparshme rajonale që janë mbajtur në vitin 2022 dhe 2023 në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi dhe është pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Projektit “Forcimi i lirisë së mediave në BeH, Maqedoninë e Veriut dhe Serbia” e cila financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.