AKADEMIA PËR GJYKATËS DHE PROKURORË PUBLIK IA URON DEKORIMIN ME TITULLIN KALORËSE E URDHËRIT TË LEGJIONIT TË NDERIT ZNJ. MARGARITA CACA NIKOLLOVSKA

IMG-1ac6639e9ca48d9d6db5dfc01b485b82-V

Sot (18 Nëntor 2022) kryetarja e Institutit për të drejtat e njeriut znj. Margarita Caca Nikollovska u dekorua me titullin Kalorëse e Urdhërit të Legjionit të nderit nga Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Siril Bomgartner.

Në aktin solemn me rastin e dekorimit me këtë titull prestigjioz, mori pjesë edhe prof. d-r. Natasha Gaber Damjanovska. Bëhet fjalë për dekorimin më të lartë të Republikës së Francës të cilën znj. Caca Nikollovska e mori si rezultat i kontributit të saj në instancat më të larta të gjyqësorit në vendin tonë dhe gjykatat ndërkombëtare – Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut dhe Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe për kontributin drejt realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përmes sundimit të ligjit në vendin tonë.

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik është krenare që znj. Margarita Caca Nikollovska është pjesë e ekspertëve të dalluar juridik të cilët në kuadër të procesit edukativ, si gjatë trajnimit fillesatar dhe atë të vazhdueshëm, të cilat i realizon Akademia, japin kontributin e tyre në drejtim të avancimit të efikasitetit të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.